Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të njëjtën kohë.
Por diplomacia e të dyve nuk duket se po bëhet në një linjë. Presidentja Osmani mori pjesë në eventin e organizuar nga Shtëpia e Bardhë për liderët e vendeve të botës së lirë, ndërsa pati rastin dhe të takohej shkurtimisht me presidentin amerikan, Joe Biden.
Gjithashtu edhe me udhëheqës dhe përfaqësues të tjerë shtetesh. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti është takuar me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien i shoqëruar nga Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, të cilëve iu bashkua edhe emisari i Bashkimit Europian për Dialog, Miroslav Lajçak. (A2 Televizion)