Kurti takohet me O’Brien: Kosova konstruktive në dialog, marrëveshja e aneksi duhet zbatohen të plota

Nga Tomorr Avdia
27 Shtator 2024, 18:16 | Aktualitet

Kurti takohet me O’Brien: Kosova konstruktive në dialog,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz, kanë takuar në Nju-Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ndihmës Sekretarin Për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jame O’Brien, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Kurti i ka pritur të tre diplomatët e huaj në konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja, shkruan A2 CNN.

Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar dhe angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut dhe ka thënë e Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i saj i implementimit duhet të zbatohen të plota.

Në takim është diskutuar edhe për përvjetorin jubilar të Procesit të Berlinit dhe për bashkëpunimin rajonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos