"Bota serbe" në veprim për luftë në rajon, grupi i Radoiçiç me Vulin “mësyjnë” veriun e Kosovës për trazira

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 20:03 | Aktualitet

Grupi i kriminelit Milan Radoiçiç, i mbështetur nga zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, rrezikon të destabilizojë Kosovën. Këtë e thotë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, duke folur për A2 CNN. 

Sa i përket deklaratave të aleatëve të Kosovës për operacionin në veri për mbylljen e bankave ilegale serbe, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se mund të jenë një rrezik për të frymëzuar grupet ekstremiste. 

Ibishi shton se me qeverinë e re në Beograd janë fuqizuar disa fronte të strukturave ilegale, por ajo që përbën rrezik është veprimi në tërësi i “Botës Serbe” që mund të destabilizoi mbarë rajonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos