Dënimi i çlirimtarëve, shqiptarët protestë në Hagë dhe Prishtinë

Nga Rosalba Bejdo
16 Shtator 2026, 18:50 | Aktualitet

Dënimi i çlirimtarëve, shqiptarët protestë në

Vendimi përmes të cilit u dënuan me 81 vite burg në total katër ish krerët e UCK u prit me zemërim ne Kosove dhe Hage. Për të shprehur zhgënjimin dhe kundërshtimin qytetaret e grumbulluar jashtë dhomave te specializuara nisën protestën duke u përplasur dhe me policinë. Si pasojë e kundërshtimit disa prej tubuesve u ndaluan.

Kishte prej tyre që hipën edhe mbi mjetet e policisë. Qëndrimet përfunduan pa incidente të forta.

Në Prishtinë po ashtu dhënia e vendimit u shoqërua me marshim fillimisht drejt ndërtesës së EULEX. Edhe aty u shënuan incidente të lehta ndërsa nuk munguan thirrjet në mbështetje të katër luftëtarëve të lirisë por dhe UCK-së. Marshimi u zhvendos më tej drejt ndërtesës së qeverisë. Si pasojë rrugët u bllokuan duke shkaktuar dhe trafik të dendur. Para selisë së qeverisë protestuesit hodhën dhe sende të forta duke thyer xhama. Megjithatë edhe aty u shmang përplasja me forcat e rendit që ishin të pajisur me skafandra dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Në fakt seanca e Gjykatës Speciale u prit me entuziazëm në sheshin Skënderbej në Prishtinë, por përfundoi me zhgënjim dhe protesta prej atyre që luftuan për pavarësi dhe për t’i shpëtuar gjenocidit serb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos