Kosova njihet si vend me trashëgimi dhe histori të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare e ndëretnike, dhe ky model duhet të përhapet edhe në botë. Kështu u tha në konferencën e dialogut ndërfetar e mbajtur këtë të premte në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se në historinë e popullit shqiptar nuk ka pasur asnjëherë konflikte që kanë bazë fetare, duke shtuar se ky është një model shqiptar që nuk gjendet në ndonjë vend tjetër.
Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie Speich, tha se duhet të punohet për dialog, paqe dhe të ecet përpara. Konkluzioni i kësaj konference ishte se dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet, jo vetëm fetare por dhe ato etnike, dhe se shqiptarët në Ballkan janë, frymë e këtij modeli. (A2 Televizion)