Nuk mori pjesë në varrimin e të atit, Hashim Thaçi shkon pas 3 ditësh në Kosovë

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 11:06 | Aktualitet

Nuk mori pjesë në varrimin e të atit, Hashim Thaçi shkon

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në fshatin e tij të lindjes në Burojë të Skënderajt, për të vizituar varrin e të atit.

Thaçi mban një kurorë me lule në duar, teksa drejtohet tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçit, i cili ndërroi jetë më 16 mars pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Thaçi nuk u lejua që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, ç’ka solli reagime të shumta të politikës në Kosovë e Shqipëri.

Thaçi u lejua ta vizitojë të atin teksa ai ndodhej në spitalin e Prishtinës më 13 mars 2025, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Thaçi ndodhet në qendrat e paraburgimit në Hagë, teksa është nën hetim nga Prokuroria Speciale e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos