Ditë zie në Kosovë! Homazhe për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja

Nga Ideal Gola
24 Prill 2026, 09:32 | Aktualitet

Ditë zie në Kosovë! Homazhe për ndarjen nga jeta të

Kosova ka nisur sot nderimet shtetërore në kujtim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja. Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, sot në ambientet e Kuvendit të Republikës po mbahen homazhe dhe është hapur zyrtarisht libri i zisë.

Haxhiu mbërriti e para në hollin e Kuvendit për të kryer homazhet përkujtimore. Ajo la shënimin e saj në librin e zisë, ndërsa një ditë më parë Haxhiu vlerësoi lart kontributin e pashlyeshëm të akademikut Qosja.

Homazhet në hollin e Kuvendit do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Dita e sotme është ditë zie në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos