
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë ka njoftuar se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Përmes një reagimi publik, ata kanë dënuar këto kërcënime ndaj Kryeziut, duke i cilësuar ato si sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë.
Në reagimin e publikuar të premten, më 17.04.2026, thuhet se kërcënimet kanë ardhur nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)