Emisari i BE nis takimet me Osmanin dhe Kurtin në Kosovë

Nga Tomorr Avdia
17 Mars 2025, 10:51 | Aktualitet

Emisari i BE nis takimet me Osmanin dhe Kurtin në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Takimi midis Osmanit dhe Sorensenit ka filluar disa minuta para orës 10:00. Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën.

Në këto momente, Sorensen është duke zhvilluar takimin në selinë e Qeverisë me kryeministrin Albin Kurtin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos