Finalja e basketbollit bën bashkë Kurtin dhe Hamzën, shijojnë edhe fli

Nga Tomorr Avdia
22 Maj 2025, 12:50 | Aktualitet

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka ndjekur mbrëmë finalen e basketbollit midis Trepçës dhe Bashkimit, bashkë me Bedri Hamzën nga PDK, rivalin e tij në garën për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ata dy bashkë pas ndeshjes që u fitua nga mitrovicasit në palestrën ‘Minatori’, u panë duke shijuar disa ushqime që ishin përgatitur për banketin e kësaj finaleje.

Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe Kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza”, shkroi iniciativa që çoi ushqimin dhe shtroi koktejin.

Në faqen e tyre janë shpërndarë edhe fotografitë e dy politikanëve bashkë.

Jo në pak raste në gjuhën e analistëve në Prishtinë, është theksuar, se pas kundërshtimit që LDK-ja i ka bërë Vetëvendosjes,  mund të ketë një koalicion qeverisës mes dy partive të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos