Grafite “vdekje shqiptarëve” në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc

Nga Ideal Gola
13 Gusht 2024, 17:11 | Aktualitet

Grafite “vdekje shqiptarëve” në oborrin e

Grafite “vdekje shqiptarëve” janë shkruar në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. Kjo vjen një ditë pas protestës së shqiptarëve në serbi për respektimin e të drejtave të tyre. Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, deklaroi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend ne komunën qe drejton.

“Kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë të zbardhin rastin e grafiteve në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, ndërsa ndaj autorit ose autorëve të ndërmerren masa në suaza të ligjeve në fuqi”, shkroi ai me Facebook.

Ndërkohë, një shqiptar nga Bujanoci S.L. I është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të një komenti të tij në Facebook me arsyetimin për nxitja të urrejtjes kur kishte komentuar në një artikull qe fliste për protestën në Bujanoc. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos