Prevalla në flakë, qindra zjarrfikës në punë për të shmangur djegien e parkut

Nga A2 CNN
13 Gusht 2024, 16:49 | Aktualitet

Prevalla në flakë, qindra zjarrfikës në punë për

Vijon të jetë e rënduar situata e krijuar si pasojë e zjarreve në parkun kombëtar të Prevallës, ku aktualisht janë në operacion për shuarjen e flakëve nga toka përveç Njësisë Zjarrfikëse dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe njësite nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.

Rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur në kontroll dhe lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës Prizrenit me komunat në ndihmë.

Prezent në operacion me mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësor nga Prizreni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos