Haga kërkon 180 vite burg, prokuroria: Thaçi veproi kundër LDK, Veseli zgjodhi torturuesit

Nga Xhevahir Qardaku
10 Shkurt 2026, 11:34 | Aktualitet

Ka nisur dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Sërish fjalën e mori Prokuroria Speciale, e cila një ditë më parë kërkoi nga 45 vite burg, apo 180 në total, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Këta të fundit ishin të pranishëm në sallë edhe në këtë ditë të dytë.

Prokuroria pretendoi se të akuzuarit kanë pasur rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t'i gënjenin ndërkombëtarët”, tha ekipi i prokurorisë.

Prokuroria pretendon se Hashim Thaçi ka qenë përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal, dhe që kjo gjë mund të vërtetohet bazuar në mënyrën se si ai ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Të përshkruhen kontributet e Thaçit si neutrale, është absurde, sepse ka prova për të vërtetuar të kundërtën”, tha ekipi i prokurorisë. Fjalë të forta edhe në drejtim të Kadri Veselit.

Prokuroria pretendon se ai ka qenë figurë shumë e rëndësishme në emërimin e komandantëve. Sipas saj, Veseli ka qenë pjesë e vendimit për të përzgjedhur persona që të mbikëqyrin operacionin e torturës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos