Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta, teksa ritheksoi se kanë kërkuar nga Presidenti Vuçiç të punojnë për llogaridhënie sa i përket sulmit në Banjskë.
Rutte nuk pranoi të komentonte marrëveshjen për mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe atë mes Serbisë dhe Hungarisë, duke thënë se NATO nuk është e përfshirë, shkruan A2.
“Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci nuk ka të bëjë me NATO-n. Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është një shqetësim për ne dhe prandaj NATO ka praninë e tij si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu, kemi 5 aleatë të NATO-s në rajon: Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia dhe punojmë shumë ngushtë bashkë, por duhet të kuptoni se si Sekretar i Përgjithshëm nuk mund të komentoj çdo gjë që ndodh në çdo vend të botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte.
“U takon individualisht vendeve aleate të vendosin. Po ka shumë marrëveshje të tilla dypalëshe, trepalëshe. Duhet të sigurohemi që stabiliteti i arritur që nga viti 1999 të vazhdojë. Sa u përket ngjarjeve në Banjskë dhe sulmit ndaj forcave të NATO-s në vitin 2023, serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi. Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin Vuçiç në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, shtoi Rutte. (A2 Televizion)