2 kamionëve në Mitrovicën e Veriut i është flaka, teksa nga raportimet e para dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur pak para orës 01:00, ku zjarri është vendosur mbi motor.
Nuk dihet ende se kush mund të jetë autori ose autorët, teksa po hetohet për të parë nëse ngjarja është e qëllimshme.
Për fat të mirë, si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
“Sot në mëngjes pak para orës 01.00 Policia e Kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamionë (zjarri i është vënë mbi motor) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë poashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, njofton Policia. (A2 Televizion)