Kufiri Kosovë-Shqipëri, Sveçla dhe Balla, marrëveshje për kontrollin e përbashkët

Nga Rosalba Bejdo
8 Korrik 2024, 20:05 | Aktualitet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufitar.

Nënshkrimi i protokollit për zbatimin e kontrollit të përbashkët u bë në prani të organeve policore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast dy ministrat thanë se pas këtij akti zyrtar ndërshtetëror do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit, e në veçanti të zonave përreth të pikave kufitare mes të cilave edhe Qafë Morinë, Qafë Prush e Shishtavec/Krushevë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos