Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 19:42 | Aktualitet

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror

Forca të shumta policie, të armatosura rëndë, u panë në Arkivin shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ata kryen kontrolle me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Mësohet se në ato aksione janë vënë në pranga katër zyrtarë. Operacionet e policisë erdhën në bazë të dyshimit të ngritur nga prokuroria për shpërdorim të postit dhe autoritetet zyrtar, sipas nenit 414 të kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Autoritetet theksojnë se informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur.

Policia e Kosovës njoftoi se operacioni është shtrirë në tri komuna, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Nuk dihet ende nëse ka të përfshirë të tjerë apo nëse aksioni është përmbyllur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos