Situata në veri të Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje dhe Hercegovinës, konsiderohen si rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, James O’Brien, foli dhe për frikën që “betejat lokale” mund të kthehen në konflikt politik që prekin gjithë rajonin. Duke folur për median serbe Tanjug, ai nënvizon se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian.
O’Brien i kthehet sigurisë me misionet KFOR në Kosovë dhe Eufor në Bosnje dhe Hercegovinë, që sipas tij, janë aty për të parandaluar bandat e vogla vendore. “Kemi bashkëpunim të mirë me serbët dhe me autoritetet në Kosovë, lidhur me përpjekjet për t’i trajtuar rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans në proceset politike për të adresuar shkaqet e dhunës”, tha O'Brien. (A2 Televizion)