Ndërmjetësuesi që punon shumë… Lajçaku bisedon me zyrtarin spanjoll për dialogun Kosovë-Serbi

Nga Xhevahir Qardaku
4 Korrik 2024, 20:21 | Aktualitet

Miroslav Lajçak është një zyrtar i Bashkimit Europian që është vazhdimisht në lëvizje dhe gjithmonë në punë. Të paktën këtë e tregon me mesazhet që shpërndan në rrjetet sociale, me kryefjalën e çdo takimi apo eventi: dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë temë, por edhe për Ballkanin Perëndimor, lehtësuesi është takuar në Madrid me Fernando Mariano Sampedro Marcos, ministër për Europën. “Patëm një diskutim të gjatë dhe të dobishëm lidhur me Dialogun dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor”, lexohet në postimin e Lajçakut në rrjetin social X.

Kjo vjen pas negociatave që zgjatën mbi 7 orë në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. “Palët janë pajtuar për një sërë hapash të ardhshëm”, njoftoi zyrtari i BE-së. Por Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviç i Serbisë pikturuan një tjetër panoramë të asaj që ndodhi duke shkëmbyer akuza për bllokim të bisedimeve. Në tryezë u fol për marrëveshjen e normalizimit, aneksin e zbatimit të saj, për të zhdukurit e luftës dhe për një marrëveshje për energjinë.

Petkoviç pretendoi se Kosova i refuzoi të gjitha propozimet, ndërsa Bislimi akuzoi serbët se hedh poshtë planin e zbatimit të ujdisë së normalizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos