Kurti dënon sulmin ndaj Trump: Mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes fjalës dhe protestës

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 09:51 | Aktualitet

Kurti dënon sulmin ndaj Trump: Mosmarrëveshjet politike në

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas të shtënave gjatë një tubimi të kandidatit për president të ShBA-së, Donald Trump, të cilin FBI e quajti ‘atentat’ ndaj tij.

Kurti tha se bashkohet me liderët e tjerë botërorë në dënimin e këtij ‘atentati të tmerrshëm’. Sipas tij, mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës.

“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit ???????? Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë. Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime” – ka shkruar Kurti  në rrjetin social “Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos