Kurti takohet me Admiralin amerikan, zbulohet çfarë është diskutuar

Nga Tomorr Avdia
27 Gusht 2024, 18:27 | Aktualitet

Kurti takohet me Admiralin amerikan, zbulohet çfarë është

Admirali amerikan Stuart Munsch është takuar sot në Prishtinë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Siç bëhet e ditur në komunikatë për media nga Komanda e JFC Naples, biseda ka qenë e fokusuar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të një sigurie të qëndrueshme për të gjitha komunitetet përmes përkrahjes së NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, shkruan A2.

“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me Kryeministri  Kurti në Prishtinë, diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komandës së NATO-s.

Munsch, sot gjatë ditës, është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas dhe ka realizuar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke qenë se kjo e fundit s’ka mundur ta takojë në zyrë për shkak të gjendjes shëndetësore. /A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos