Lajçak optimist: Marrëveshja për dinarin deri në fund të javës

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 10:06 | Aktualitet

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, shprehu bindjen se mund të arrihet një zgjidhje e përkohshme dhe e qëndrueshme, për çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Sipas Lajçak, kjo mund të arrihet me "fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”.

"Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të zbatueshme për ata që preken nga Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për transaksionet me para të gatshme.

Jam i bindur se mund të arrihet një marrëveshje, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, shkroi Lajçak në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos