Mbyllet këtë javë censi në Kosovë, sa qytetarë janë regjistruar deri tani?

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 09:11 | Aktualitet

Mbyllet këtë javë censi në Kosovë, sa qytetarë

Agjencia e Statistikave të Kosovës do të dalë sot në një konferencë për mediat për të dhënë detaje në lidhje me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave në vend.

Ky proces ka nisur më 5 prill dhe pritet të vijojë deri më 17 maj.

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi tha se procesi i regjistrimit të popullsisë deri tani ka shkuar mirë, me pak sfida që ASK ka pasur gjatë punës në terren.

“Deri më tani procesi ka shkuar mirë janë mbi 1 milion e 300 mijë që janë regjistruar brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë që janë regjistruar në dy mënyrat me platformën elektronike E-Diaspora dhe me pyetësorin, me regjistruesit tanë që janë marrë përmes familjarëve të tyre”, tha Qeriqi.

Qeriqi tha se Ligji e parasheh që ata që refuzojnë të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë do t’i prekë dënimi deri në 2 mijë euro për individ. Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos