Mesazhet e politikës për festë, presidentja dhe kryeministri në Kosovë urojnë për krishtlindje

Nga Xhevahir Qardaku
25 Dhjetor 2024, 12:06 | Aktualitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi besimtarët për festën e Krishtlindjes duke theksuar se është një rikujtim se shpresa triumfon përballë sfidave. Ndërsa kryeministri Albin Kurti vlerësoi jetën e shenjtores Nënë Tereza.

“Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përball sfidave duhet të triumfoj shpresa. Ajo na kujton se duhet t’i vlerësojmë njerëzit në jetën tonë, t’ua shprehim mirënjohjen tonë, familjes që na do pa kursim, miqve që na qëndrojnë pran dhe bashkë-kombësve me të cilët na lidh gjaku, gjuha e shpresa. Magjia e Krishtlindjes na bën që sonte të kthejmë vëmendjen ndaj atyre që na qëndrojnë afër edhe ndaj atyre që janë larg me shërbim. Mbi të gjitha ndaj atyre që sot kanë më shumë nevojë për kujdesin tone”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

“Premtimi i Jezusit, mbush me shpresë, veçanërisht në kohë të vështira. Bija e popullit tonë, Shën Nënë Tereza ishte ajo që e rrezatoi gëzimin edhe në ditët më të pa shpresa e që me veprat e saj na ftoi në dashuri, përgjegjësi e përkujdes ndaj njëri-tjetrit duke na thënë se Krishtlindje nuk është vetëm një datë, është Krishtlindje çdo herë kur i buzëqesh vëllait dhe e merr për dore, është Krishtlindje çdo herë kur nuk i pranon ato parime që i robërojnë të ndrydhurit në skaje të shoqërisë. Është Krishtlindje çdo herë që shpreson me ata që nuk kanë shpresë në varfërinë fizike e shoqërore”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos