Koloneli Dilaver Goxhaj shprehu keqardhjen që, së bashku me të birin, nuk është përfshirë në listën e veteranëve të luftës së Kosovës.
“E kemi edhe një të keqe ne. Jemi mosmirënjohës. Edhe në Kosovë, ata që e lulëzuan UÇK-në, nuk përmenden. Mua s’më vunë në listën e veteranëve. Hashim Thaçi me Agim Çekun, të cilët hartuan listat e veteranëve, mua dhe djalin tim nuk na futën veteranë”, tha Goxhaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“A është mosmirënjohje kjo? Ne shkuam për t'u vrarë, se në luftë dihet vajtja, por kthimi s'dihet. Ne na shpëtoi Zoti. Është mosmirënjohje. E kemi mosmirënjohjen ne”, shtoi Goxhaj. (A2 Televizion)