Kosova në pritje të 16 shtatorit, Ambasada e SHBA u drejtohet qytetarëve amerikanë: Shmangni lëvizjet   

Nga A2 CNN
14 Shtator 2026, 13:54 | Aktualitet

Kosova në pritje të 16 shtatorit, Ambasada e SHBA u drejtohet

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbahet të mërkurën më 16 shtator, ditë kur merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në një njoftim Ambasada e SHBA paralajmëron shtetasit amerikanë që të shmangin lëvizjet në afërsi të tubimeve.

Në një njoftim të Ambasadës thuhet se disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës. 

Njoftimi vijon duke thënë se këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda në trafik.

Këshillohet që të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimet drejt vendit të punës apo shkollave nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohë. Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t'i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në trafik”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën Gjykata Speciale pritet të bëjë me dije vendimet për ish-drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos