Ndalimi i importit të mallrave ngre në protestë serbët e Mitrovicës së Veriut

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 18:06 | Aktualitet

Ndalimi i importit të mallrave ngre në protestë serbët e

Ndalimi i importit të një pjese të madhe të mallrave me origjinë serbe në Kosovë ka më shumë se gjashtë muaj që është në fuqi. Për këtë arsye të hënën është mbajtur një protestë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve nga Graçanica, Sasha Sekuliç, ka thënë më herët, para protestës se për shkak të ndalimit të hyrjes në Kosovë të mallrave të prodhuara në Serbi, e cila do të mbahet sot në pjesën veriore të Mitrovicës po bëhet për të alarmuar si publikun ndërkombëtar ashtu si dhe faktorin ndërkombëtar në Prishtinë, që Qeveria ta rishqyrtojë vendimin e saj.

Ai ka theksuar se vendimi i institucioneve të Kosovës dëmton të gjithë qytetarët dhe përkujtoi se ka gjashtë muaj që Prishtina ka ndaluar hyrjen në Kosovë të mallrave të prodhuara në Serbi.

“Në fund, qytetarët e Kosovës janë humbësit më të mëdhenj, pasi mallrat që tani importohen dhe janë në treg janë mesatarisht 20 deri në 30 për qind më të shtrenjta”, ka pretenduar Sekuliç.

Ai tha se edhe Oda Ekonomike Amerikane i ka dërguar kërkesë qeverisë së Kosovës disa muaj më parë për të rishqyrtuar vendimin e saj, por se Prishtina ka heshtur për këtë kërkesë. Sipas Sekuliçit, humbjet financiare nga ky vendim i llogariten në rreth 63 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos