Nderohet Doris Pack në Podujevë, ish eurodeputetja: Nga ’90 vuaj dhe gëzohem bashkë me Kosovën

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 19:46 | Aktualitet

Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyeja pse Komuna e Podujevës ka emërtuar një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetës, Doris Pack.

Kjo e emocionoi pa masë politikanen gjermane, që nënvizoi se vazhdon që të vuajë dhe të gëzohet bashkë me popullin e Kosovës për gjithçka.

“Jam shumë krenare dhe mendoj se është e vetmja rrugë në botë që ka emrin tim. Kjo tregon se njerëzit e Kosovës e dinë se unë jam shumë afër zemrës dhe jetës së tyre, dhe që jam këtu që nga viti 1990. Viti 1990 ishte hera ime e parë në Kosovë dhe nga kjo kohë po ndjej me popullin, po vuaj me popullin dhe ndonjëherë kam qenë e lumtur me popullin.

Por gjërat shkuan në një drejtim të mirë. Dhe shpresoj shumë që një e ardhme e tillë të jetë më e mirë se e kaluara. Nuk mund të bëj aq shumë sepse nuk jam më në post aktiv, por mendoj se do të jem zëri i Kosovës në pjesën perëndimore dhe do të kem gjithmonë kontakte me kolegët e mi në Parlamentin Europian për t'u dhënë atyre një ide se çfarë do të thotë të ju ndihmoj juve, sepse ata ndihmojnë një vend shumë demokratik i cili meriton të jetë anëtar i Këshillit të Europës dhe shpresoj se do të ndodhë së shpejti”, tha Pack. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos