“Në spital të thashë lamtumirë babë…”- Mesazhi prekës i Hashim Thaçit në varrimin e të atit

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 16:31 | Aktualitet

“Në spital të thashë lamtumirë

Ditën e sotme babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, iu dha lamtumira e fundit, pasi ndërroi jetë të shtunën mbrëma në moshën 87-vjeçare.

Babai i Hashim Thaçit u varros në fshatin Brojë të Skenderajt, ndërkohë që në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, miq, dhe personalitete politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Por vetë Hashim Thaçi nuk ka mundur të merrte pjesë në këtë moment të dhimbshëm, për shkak të refuzimit të kërkesës nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, ai i ka dërguar një kurorë me lule me një mesazh emocionues ku shkruhet: “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

Kujtojmë se pak ditë përpara vdekjes, Hashim Thaçi ka pasur mundësinë të takonte babain e tij për disa orë në Klinikën Interne të QKUK-së, pas miratimit të vizitës nga Gjykata Speciale për arsye humanitare, shkruan A2 CNN.

“Në spital të thashë lamtumirë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos