Varroset babai i Thaçit, PDK: Mungesa e ish-presidentit, padrejtësi e madhe

Nga Rosalba Bejdo
18 Mars 2025, 15:23 | Aktualitet

Një padrejtësi të madhe. Kështu e ka cilësuar kryetari I partisë demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mosdhënien e lejes nga gjykata speciale në Hagë, për pjesëmarrjen e ish presidentit Hashim Thaçi në varrimin e të atit.

Gjatë homazheve të zhvilluara në Skënderaj ku ishte i pranishëm me bashkëpartiakë të tjerë, Krasniqi e cilësoi ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit si një humbje të madhe, që bëhet edhe më e dhimbshme për shkak të mungesës së Thaçit.

Gjithashtu, Nasim haradinaj nga shoqata e veteranëve të luftës së UCK, dënoi ashpër vendimin e Gjykatës speciale. Homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, ka bërë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se ai simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve të tyre. Dhomat e specializuara ta Hagës thanë përmes zëdhënësit Michael Doyle se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij në Burojë të Skënderajt, shkruan A2 CNN.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se do ti shkruajë një letër kryetares së speciales Ekaterina Trendafilova për t’iu ankuar lidhur me rastin. Endrit Thaçi djali I ish pohoi gjatë një fjalimi në ceremoninë në nder të gjyshit të tij se ai kishte pritur çdo minutë që babai të hapte derën e spitalit. 

Javën e kaluar ish-presidenti u lejua të vizitonte të atin e shtruar në QKUK, por u shoqërua drejt Hagës menjëherë pas daljes nga spitali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos