Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 16:01 | Aktualitet

Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

Me vendim të Këshillit të Ministrave do të rihapet aplikacioni TikTok në Shqipëri. Vendimi vjen afro një vit pas bllokimit të TikTok nga qeveria, raporton A2CNN. 

Në vendimin thuhet se: "Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë".

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi”, vijon vendimi.

Qeveria vendosi të mbyllte TikTok-un me arsyetimin se ka nxitur dhunën mes adoleshentëve, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Ndërkaq një pjesë e partive opozitare pretenduan se masa lidhej me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që u mbajtën më 11 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos