“Serbia përpiqet të krijojë probleme”, kryeministri kroat: Bashkëpunimi ushtarak, s’ka karakter armiqësor

Nga Rosalba Bejdo
20 Mars 2025, 20:18 | Aktualitet

Deklarata e presidentit Serb Aleksandër Vuçiç se Kroacia dhe Shqipëria kanë hapur një garw armatimesh, ka nxitur reagimin e kryeministrit kroat Andrej Pllenkovic. Në një prononcim para samitit ta mbajtur në Bruksel, Pllenkovic tha se e kupton që Serbia po përpiqet të krijojë probleme diku tjetër, por se ato nuk gjenden në memorandumin e bashkëpunimit i nënshkruar rishtazi mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

"Ky është një memorandum për bashkëpunim të përbashkët, nuk ka asnjë karakter armiqësor. E kuptoj që tani po kërkohen probleme diku tjetër, por në këtë tekst ato nuk ekzistojnë", tha Pllenkoviç duke iu përgjigjur pyetjeve për deklaratën e presidentit serb, Vuçiç.

Kryeministri kroat theksoi gjithashtu se liderët e BE duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje mungesës së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi..

"Ka kaq shumë ngjarje globale për momentin, por është koha që një pjesë e vëmendjes të fokusohet edhe në një rajon që është treguar shumë i ndezshëm gjatë 35 vjetëve të fundit", ishin fjalët e Pllenkovic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos