Orët e fundit para vendimit, shqiptarët mblidhen para Gjykatës Speciale në Hagë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 23:15 | Aktualitet

Në orët e fundit para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së ka bashkuar shqiptarët në Hagë.

Të shumtë janë qytetarët e vendosur pak metra larg Gjykatës Speciale, në përkrahje të krerëve të UÇK, shkruan A2.

Po ashtu, sonte është vendosur “Ora e Pritjes” përpara vendimit të madh, ku nesër nga ora 10:00 do të nisë seanca e fundit ku do të jepet verdikti final i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Me flamujt e UÇK-së dhe me thirrjet për liri të ish-krerëve të kësaj lufte, shqiptarët presin me ankth vendimin.

Edhe në Prishtinë, në sheshin ku është vendosur ekrani i madh, janë mbledhur qytetarë të shumtë, ndërsa është ndezur edhe “Flaka e Lirisë”.

Si në Hagë, ashtu dhe në Prishtinë, para ekranit janë vendosur fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa shumë prej të pranishmëve kanë vendosur ta kalojnë natën aty, në pritje të shpalljes së verdiktit të së mërkurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos