Osmani në 1-vjetorin e rënies së heroit Bunjaku: Liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 10:09 | Aktualitet

Osmani në 1-vjetorin e rënies së heroit Bunjaku: Liria dhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 1-vjetorin e rënies së dëshmorit, rreshterit Afrim Bunjaku.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

24 shtatori shënon një prej datave më të rënda për historinë e Kosovës, pasi Policia e Kosovës u përball me sulm terrorist, shkruan A2. Rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në sulmin e Banjskës. 

  (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos