Përmendet sulmi ndaj A2 CNN, raportimi nga Veriu dhe kërcënimet, sfidat e gazetarëve

Nga Tomorr Avdia
23 Shtator 2024, 18:30 | Aktualitet

Kosova ka përjetuar një rënie të konsiderueshme për sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias. Ky fakt është bërë publik nga raporti i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) “Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2023-2024.

Sipas raportit që është publikuar të hënën sfidë ka qenë raportimi nga veriu i vendit, ku thuhet se gazetarët janë sulmuar e kërcënuar nga ekstremist dhe grupe kriminale serbe, një sulm të tillë ka përjetuar dhe ekipi i A2 CNN, më 12 shtator të këtij viti nga dhjetëra ekstremist serbë.

Drejtoresha ekzekutive Getoarbë Mulliqi e AGK-së, ka thënë se numri i sulmeve ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar ka shkuar në 41, ndërsa deri më tani janë 38 sulme të tilla.

Nga ana e saj hulumtuesja Leonita Morina, ka thënë se sfidë për gazetarët është edhe tejkalimi i orarit të punës, për të cilat nuk ndodh as kompensimi.

Kurse eksperti ligjor në AGK, Yll Zeka, sfidë më vete për gazetarët përmendi mungesën e qasjes në dokumentet zyrtare.

E drejta informimit mbrohet në bazë të nenit 25 të Kushtetutës por sistemi i menaxhimit të programeve në sistemin ligjor, nuk mund të identifikojë programe që i përkasin vetëm gazetarëve, në bazë të ligjit të tanishëm dhe nuk ka mundësi që t’i ndajnë programet sipas profesioneve. A do të bëhet kjo me ligjin ri? Kjo do të jetë në vullnetin e të zgjedhurve të 9 Shkurtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos