Pandëshkueshmëria të marrë fund! Osmani: Regjimi i Vuçiç sulmoi KFOR, të mbahet përgjegjësi

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 20:13 | Aktualitet

Pandëshkueshmëria të marrë fund! Osmani: Regjimi i

Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund!” Është thirrja e presidentes Vjosa Osmani, e cila një vit pas protestave të dhunshme në Zveçan, kërkon që autorët të mbahen përgjegjës.

Osmani tha se grupet serbe të krimit të organizuar, kryen sulmet mbi policët e ushtarët e KFOR-it përmes urdhrave politikë nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Autorët, të cilët enden të lirë nëpër Serbi dhe që mbrohen nga regjimi i Vuçiç, duhet të mbahen përgjegjës. Mosndëshkimi vetëm sa i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë nga akti i agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, thuhet në postimin e presidentes. 

Osmani shton se ky ishte një sulm kundër NATO-s, dhe ata që e urdhëruan dihen tashmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos