Rinumërimi i votave në Kosovë, procesi përfundon në 34 komuna

Nga Ideal Gola
29 Janar 2026, 12:20 | Aktualitet

Rinumërimi i votave në Kosovë, procesi përfundon në 34

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka arritur në rreth 88 për qind procesi i rinumërimit të vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa 34 komuna e kanë përmbyllur plotësisht këtë fazë.

Sipas të dhënave të përditësuara të enjten, janë rinumëruar 2,245 nga gjithsej 2,557 vendvotime për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim. Procesi kishte nisur më 13 janar.

Nga tabelat e publikuara nga KQZ, komunat që kanë përfunduar rinumërimin në të gjitha vendvotimet përfshijnë mes tjerash Prizrenin, Ferizajn, Vushtrrinë, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën e Jugut, Rahovecin dhe Podujevën, si dhe komunat më të vogla si Mamushë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, procesi po vazhdon në disa komuna të mëdha, përfshirë Prishtinën, ku nga 262 vendvotime janë rinumëruar deri tani 87. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos