
Alfred Kika Muharemi, këshilltar i Partisë Socialiste, u shpreh se arsyeja pse Partia Socialiste po qeveris, është sepse, sipas tij, interesohet për qytetarët.
“Një nga arsyet që sot qeveris Partia Socialiste është sepse ka pasur në shtyllën e piramidës së saj të nevojave gjithmonë qytetarin, duke e dëgjuar, duke reflektuar dhe pas reflektimit, ka kaluar në akte të cilat shoqërojnë edhe përmirësimin. A është bërë e mundur çdo gjë? Jo, absolutisht. Sepse nëse do ishte e bërë e mundur çdo gjë, atëhere nuk do të kërkonim një mandat të katërt për të qeverisur vendin. A ka përmirësim të asaj që ne morëm dje dhe si jemi sot, bashkë edhe me përballimin e dy fatkeqësive më të mëdha, pandemia dhe tërmeti? Po, ka një progres. A është ky progres se si e kërkojnë protestuesit në raport me standardet e jetesës? Vizioni dhe vullneti politik ka bërë të mundur që në 2027 do të miratojmë buxhetin më të madh historik, 10 miliardë euro. Njëherazi, rishpërndarja e këtij buxheti do të jetë për shtresën më të pambrojtur, duke mbrojtur edhe shtresën e mesme”, tha Kika Muharemi. (A2 Televizion)