Serbët bojkotojnë regjistrimin, Lista Serbe akuzon Kurtin: Shtypi e persekutoi popullsinë në Veri

Nga Rosalba Bejdo
5 Prill 2024, 15:55 | Aktualitet

Pas zgjedhjeve, serbët do të bojkotojnë edhe procesin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahet nga data 5 prill deri në 17 maj. Këtë e tha Lista Serbe, partia më e madhe e këtij komuniteti në komunat veriore.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ajo akuzoi kryeministrin e Kosovës për shtypjen shumëvjeçare të serbëve në vend.

“Të nderuar qytetarë...dëshirojmë t'i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e rrejshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve. Pjesëmarrja në proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur ai ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, pushtoi komunat me force e militarizoi veriun e Kosovës…”

Lista Serbe ju referua rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti ndaloi përdorimin e dinarin për pagesa me para të gatshme, pasi e caktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Në një reagim ndaj deklaratës së Kurtit se autoritetet në Kosovë po përgatiten që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Lista serbe deklaroi: "Krahas kësaj, Kurti dëshiron të sulmojë edhe Serbinë me këtë regjistrim me disa kërkesa për dëmshpërblime të luftës, gjë që e pengon edhe më shumë çdo serb të jetë pjesë e këtij procesi".

Regjistrimi i popullsisë do tu mundësojë qytetarëve që përmes një pyetësore të deklarojnë edhe dëmet që u ka shkaktuar lufta e 1998/1999.  Edhe në vitin 2011 , kur u mbajt i regjistrimit i fundit  të popullsisë, në veri procesi nuk u zhvillua, ndërsa ai u bojkotua pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumice serbe.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos