Bashkimi Europian organizon një tjetër takim për dinarin serb, ndërsa kërkon të vulosë një zgjidhje.
Ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak do të ulë në tryezë kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, siç njoftoi pak ditë më parë, “për të afruar qëndrimet e palëve”.
Megjithatë, as qeveria në Prishtinë dhe as ajo në Beograd nuk kanë sinjalizuar se janë gati për të bërë lëshime lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.
Ndërkohë, deputeti i Parlamentit Europian, Reinhard Butikofer, ka lëshuar kritika të forta në drejtim të ndërmjetësuesit të BE-së, që do të lërë dialogun Kosovë-Serbi për një post tjetër.
“Lajçak ka qenë një fatkeqësi në punën e tij”, thekson politikani gjerman duke shtuar se “shpreson që sllovaku të mos turbullojë dhe marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së. (A2 Televizion)