Serbët “fishkëllyes” lirohen, Vuçeviç flet për konflikt për të rinjtë e ndaluar në Mitrovicë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 20:02 | Aktualitet

Serbët “fishkëllyes” lirohen, Vuçeviç flet

Policia e Kosovës ka liruar dy politikanë serbë që u ndaluan në veri pasi shkelën perimetrin e sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit, Albin Kurti.

Liderit të Demokracisë Serbe, Aleksandër Arsenijeviç, dhe nënkryetarit të kësaj partie, Ivan Orloviç, iu shqiptua një gjobë pasi fishkëllyen në shenjë proteste.

Nga ana tjetër, katër të rinjtë e arrestuar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se kanë marrë pjesë në aksione të dhunshme ndaj zyrtarëve të Kosovës do të mbesin në paraburgim.

Rasti i tyre po përdoret politikisht nga Serbia, me kryeministrin Millosh Vuçeviç që pretendon se ata janë dhunuar.

“Kurti po bën spastrim etnik, do të tërheqë Serbinë në konflikt”, u shpreh shefi i qeverisë në Beograd.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos