“Shfrytëzonin padrejtësisht njerëzit”, mbyllet një tjetër institucion paralel në veri të Kosovës

Nga Xhevahir Qardaku
27 Dhjetor 2024, 15:28 | Aktualitet

“Shfrytëzonin padrejtësisht njerëzit”, mbyllet

Policia e Kosovës ka mbyllur një tjetër institucion që vepronte sipas sistemit të Serbisë – Ndërmarrja Publike për Urbanizëm në Mitrovicën e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai theksoi se policia ka reaguar pasi ka pranuar informacion se një ndërmarrje e tillë gjendet në një ndërtesë banimi afër Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut dhe më pas ky informacion u vërtetua si i saktë. Një ditë më herët u mbyllën dy ndërmarrje publike serbe, që punonin sipas sistemit të Serbisë: Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore., shkruan A2.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, këto institucione të mbyllura kundërligjshëm kanë grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset për shfrytëzimin “e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos