“Spy story” në Kosovë? Policia arreston dy rusët që hynë ilegalisht nga Serbia

Nga Tomorr Avdia
6 Maj 2024, 20:02 | Aktualitet

Ndalimi i tyre është bërë në Jarinjë. Dy personat me pasaporta ruse, dyshohet se kanë ardhur përmes rrugëve ilegale në veri të Kosovës. Burime të policisë, kanë bërë të ditur për A2CNN, se këta persona kishin hyrë prej disa ditëve në territorin e Kosovës, prokuroria është duke zhvilluar hetimet, pasi ata akuzohen në bazë të ligjit, për kalim ilegal të kufirit.

Policia kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në pikën kufitare në Jarinë, ka konstatuar se ata nuk kishin viza për të hyrë në Kosovë. Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit vazhdojnë të jenë nën arrest. Hetimet po bëhen intensivisht nga prokuroria speciale e Kosovës.

Vlen të theksohet fakti që në Nish të Serbisë, ka dyshime të forta për ekzistencën e një qendre të madhe spiunazhi të Rusisë, të maskuar nën kamuflazhin e një qendre humanitare. Moska dhe Beogradi kanë mohuar vazhdimisht këtë pretendim, por lokacioni ku gjendet qendra e përfolur ka një perimetër të lartë sigurie dhe nuk raporton për ndonjë event në fushën humanitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos