Faqja zyrtare e KFOR-i ka publikuar disa imazhe të ushtarëve të saj që patrullojnë në zonën veriore të Leposaviç, në Kosovë.
Ushtarët, që mësohet nga Letonia shihen në këto foto të armatosur rëndë, teksa kryejnë patrullimet rutinë në këtë zonë, shkruan A2.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftim. (A2 Televizion)