Ushtria e SHBA largohet nga Kosova? NATO: Amerika vazhdon të luajë rol themelor në KFOR

Nga Xhevahir Qardaku
20 Shkurt 2025, 20:32 | Aktualitet

Ushtria amerikane do të vazhdojë të luajë një rol kyç në Kosovë. Këtë e konfirmon një zyrtar i NATO-s për KosovaPress, duke shtuar se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kanë konfirmuar prezencën në Europë.

“Angazhimi ynë për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa,” ka thënë zyrtari i NATO-s, përcjell A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos