Vjosa Osmani flet me homologun gjerman për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 10:05 | Aktualitet

Vjosa Osmani flet me homologun gjerman për anëtarësimin e

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Në një postim në X, Osmani njoftoi se me presidentin gjerman folën për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shkruan Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos