“Vuçiç ka kërcënuar me luftë”, ekspertët: Të përforcojmë mbrojtjen, KFOR është garanci

Nga Rosalba Bejdo dhe Tomor Avdia
1 Prill 2024, 19:45 | Aktualitet

Serbia është çerdhe e destabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu mendojnë ekspertët në Kosovë, teksa i përgjigjen shqetësimeve lidhur me paralajmërimet e ekspertëve amerikane nga “fondacioni për mbrojtjen e demokracive’ për një luftë të re, të nxitur nga Rusia.

Sipas analistit Fidan Ukaj, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar hapur se do ta sulmojë Kosovën. Ai thotë se qendra e rekrutimi për të luftuar në Ukrainë dhe ajo e spiunazhit në Nish,  përbëjnë rrezik për mundësinë e një Banjske të dytë.

Ai thekson se prania e forcave të KFOR, e redukton rrezikun. Eksperti kërkon që qeveria të tregojë vigjilencë duke shtuar armatimet, e duke përforcuar organet e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos