Policia e Kosovës ka zbuluar në veri të Mitrovicës se persona të panjohur po frekuentonin një zyrë që ishte pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skënderajit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, të mbërritur në A2 CNN, pas verifikimit prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e provave materiale që gjenden në këtë zyre, si edhe mbylljen e saj.
Policia po kryen veprimet përkatëse po merr në pyetje personat e identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale.
Informacion zyrtar, Prishtinë, 16 tetor 2024
Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skënderajit.
Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.
Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale.
(A2 Televizion)