Zyrtarizohet vendimi, energjia elektrike në Kosovë shtrenjtohet me 16.1 për qind

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 16:02 | Aktualitet

Zyrtarizohet vendimi, energjia elektrike në Kosovë shtrenjtohet me

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu tha se konsumatorët shtëpiakë ose familjarë dhe bizneset e vogla me qarkullim më pak se 10 milionë dhe më pak se 50 punëtorë, janë dy kategoritë që do të furnizohen me tarifat e reja prej 16.1 për qind që nga 1 maji i këtij viti.

"Konstatoj që me pesë vota për aprovohen tarifat me pakicë për konsumatorët me shërbim universal, siç janë të përcaktuara kriteret në legjislacionin primar. Gjithë konsumatorët që kanë të drejtë të furnizohen me tarifa me shërbim universal janë konsumatorët shtëpiakë ose familjarë dhe bizneset e vogla me qarkullim më pak se 10 milionë dhe më pak se 50 punëtorë. Pra, janë këto dy kategori që kanë të drejtë të furnizohen përmes furnizuesit me obligim të shërbimit universal KESCO për periudhën tarifore 1 maj deri më 31 mars të vitit të ardhshëm", theksoi Zejnullahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos