All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Dështon takimi Osmani-Haradinaj për asociacionin, kreu i AAK: Presidentja u vonua

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 19:20 | Politikë
All - Paragraf - 1

Dështon takimi Osmani-Haradinaj për asociacionin, kreu i AAK:

Ka dështuar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë së cilit pritej të diskutohej për çështjen e asociacionit.

All - Paragraf - 3

Sipas asaj që raportojnë media kosovare, dështimi i këtij takimi ka ndodhur pasi presidentja Osmani është vonuar dhe këtë gjë e pretendon dhe AAK.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, tha zëdhënësi i AAK, Xhemaili.

Por, nga Presidenca thonë se Haradinaj nuk ka dashur të presë.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”, u shpreh këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos